Sunday, January 26, 2025
HomePolitikëVasili thirrje Rames-Leri fjalimet boshe.

Vasili thirrje Rames-Leri fjalimet boshe.

-

 

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që t’i lërë fjalimet boshe duke iu referuar Asamblesë së PS ditën e sotme dhe të luftojë kriminelët.
Në një status në Facebook, Vasili shkruan se kreu i qeverisë flet për “çertifikata, për qepë, lakra dhe presh, por s’guxon gjëkundi të flasë për drogën që mbyti vendin dhe krimin që vret përditë”.

“Ky Kryeministër frikacak dhe i bërë njësh me banditët e drogës dhe kriminelët, nuk guxon të thotë asnjë fjalë për ata,” vijon më tej Vasili.

Statusi i plotë

Kryeministër lufto kriminelët, boll u zbythe me fjalime.

Ky shkollëpaku, kryetari i kooperativës qeveritare, flet për çertifikata, për qepë, lakra dhe presh, por s’guxon gjëkundi të flasë për drogën që mbyti vendin dhe krimin që vret përditë.
Ky Kryeministër frikacak dhe i bërë njësh me banditët e drogës dhe kriminelët, nuk guxon të thotë asnjë fjalë për ata.
Shumë e qartë, edhe ka frikë, edhe ndan përditë pushtetin me krimin.
Bëhu burrë shkollëpak dhe fol për policinë blu që përmbyti Shqipërine me drogë, që trembet nga kriminelët dhe që na bëri për faqe të zezë në sytë e botës.
Lëri dënglat dhe broçkullat e fjalimeve psikomaniakale kilometrike dhe përballu me kriminelët, shokët e tu.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts