Pasi Edi Rama i përmendi emrin Klajdi Musabelliut dhe ky i fundit iu kundërpërgjigj,kanë reaguar disa personazhe në mbrojtje të këngëtarit.
Megjithatë ndryshe nga pjesa tjetër, që reaguan ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit, ish-inspektori i Çështjeve Ligjore dhe Sigurisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, Elio Laze ka shpërthyer me një status në Facebook, duke thënë se në kupolën drejtuese të Ministrisë se Brendshme është një trafikant i qenieve njerëzore.
Statusi i plotë
Duke qene se kryeministri me habiti sot me lajmin e tmerrshem qe nje kengetar punonte prane AKBN, po i jap dhe une nje lajm te zakonshem kryeministrit: “Nje trafikant i qenieve njerezore eshte pjese e kupoles drejtuese te Ministrise se Brendshme”…! BW