Friday, April 19, 2024
HomePolitikëKRYEMADHI: TË ZGJOHEMI, EDI RAMA RREZIK KOMBËTAR QË PO KTHEHET NË RREZIK...

KRYEMADHI: TË ZGJOHEMI, EDI RAMA RREZIK KOMBËTAR QË PO KTHEHET NË RREZIK RAJONAL

-

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me strukturat e LSI së qarkut Durrës në kuadër të turit të organizimit dhe strukturimit të LSI në të gjithë Shqipërinë.

Në këtë takim kryetarja e LSI shoqërohej nga Sekretari I Përgjithshëm I LSI-së Endrit Braimllari dhe deputetët e qarkut Lefter Koka dhe Nora Malaj. Në fjalën e tij në këtë takim, deputeti i LSI Lefter Koka tha se:

“Jeta e çdo qytetari durrsak nga viti në vit bëhet më stresante, më stresante për shkak të infrastrukturës, më stresante për shkak të prezencës së krimit, dhe aq më shumë kur krimi bën karshillik i shoqëruar nga prezenca e Policisë së Shtetit”.

Nga ana tjetër, Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi tha se në zgjedhjet e 25 qershorit, LSI e Durrësit përjetoi terrorin më të madh gjatë fushatës, por megjithatë arriti ndër rezultatet më të mira në Shqipëri. “Strukturat e shtetit u bën njësh me bandat dhe krimin e organizuar. Ne zgjodhëm të ishim në opozitë, sepse nuk mund të pranonim të bëheshim njësh me bandat dhe krimin”, tha kryetarja e LSI-së, e cila u ndal dhe në situatën aktuale duke theksuar se Sot Shqipëria drejtohet nga bandat dhe krimi i organizuar.

“Ne kemi dy rrugë; një rrugë të bashkëjetojmë me këtë lloj llumi që ai po ndërton dhe po instalon në Shqipëri, dhe një rrugë tjetër të zgjohemi, të sensibilizojmë njerëzit, për t’ju thënë që Edi Rama është një rrezik kombëtar. Tashmë do të kthehet dhe në rrezik rajonal”, tha kryetarja e LSI-së.

Kryemadhi komentoi dhe përbërjen e qeverisë Rama, e cila tashmë do ketë në radhët e saj 33 zëvendësministra.

“Rama dje vërtetoi që është qeveri e vogël, korrupsion i madh. Kemi 33 zëvendësministra. Këta në fakt nuk janë as socialistë, as profesionistë, këta në fakt janë qokat që kryeministri u ka bërë 4 grupeve mafioze. 4 Zëvendësministra për çdo ministri, nga një përfaqësues të çdo grupi mafioz ose të çdo oligarku për të  ndjekur zullumet e tyre,  bizneset e tyre”, theksoi ajo.

Më tej kryetarja e LSI u ndal edhe te qasja politike e LSI e të bërit opozitë.

“Në 27 vjet Shqipëria ka parë opozitë, vetëm opozitë që kundërshton çdo gjë që propozohet. Nuk ka parë alternativë. Edukata politike që është instaluar në këto 27 vjet tranzicion në Shqipëri ka qenë një edukatë politike që është kundër për çdo gjë. Ne duam të sjellim një risi në jetën politike shqiptare. Nuk duam të përfaqësojmë grupe interesi mafioz, por duam të përfaqësojmë grupe interesi që janë të lidhura drejtpërdrejtë me problemet e qytetarëve”

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts