6 vende europiane kanë realizuar një film për historinë e Shqipërisë. Eshtë shfaqur në televizone e tyre publike duke nisur nga viti 2005, por çuditërisht ende nuk ka mbërritur në Shqipëri. Ende nuk është bërë e njohur arsyeja e këtij bashkëpunimi të rrallë mes 6 vendeve, por filmi i është referuar historisë së Shqipërisë dhe ka në qëndër të tij, pikërisht shqiptarët. Vendet që janë bashkuar në këtë ndërrmarje të rrallë janë krijues, aktorë etj, por edhe televizionet publike në Greqi, Turqi, Francë, Spanjë, Bullgari dhe Poloni. “Arhondi i Fundit” është realizuar në gjuhën frënge dhe i dubluar në pesë gjuhët e tjera.
Skenarin e tij e ka realizuar shkrimtari turk, thuhet me origjinë shqiptare; Necati Cumli, skenografia nga Michel Leviant, Francë. Fotot Anastas Yanekev dhe Svlletllana Caneve, Bullgari. Producent Pascal Bensoussan, Francë. Muzika e shkruar, apo e marrë nga kompozitori i njohur grek Theodhoraqis. Filmi është xhiruar në një teren të përafërt si me atë të Shqipërisë në: Bullgari. Në teren dhe studon e xhirimit luajnë aktorët nga; Franca, Greqia, Spanja, pra nga të gjashtë vendet e sipërshënuara, fatkeqisht apo fatmirsisht jo nga aktor shqiptar!
Skenari i “Arhondit…”
Skenari “Arhondi i Fundit”, nis aty nga viti 1896 dhe në qëndër të filmit është; Zylfikar beu dhe mbaron aty nga vitet 50 të i shekullit të shkuar. Nga njëra anë shfaqet një familje e beut të pasur, e lidhur me tokën, dhe nga ana tjetër karkteri i shqiptarit partriakal dhe zakonlli, të cilat pozohen në skenë, ashtu si ashpërsinë edhe mikëpritjen, bujarinë dhe besën, humanizmin e rracës së vet. Në pjesët e para nuk kishte kuptuar asgjë, të kishte lidhje me Shqiptarët dhe Shqipërinë, as emigranti i vëmëndshëm, Duk Demiri (atë kohë).
Por në seritë vijuese, të shfaqur në orët e mbrëmjes, të çdo të enjte nga televizioni publik “NET”, kishte dalluar, Zylkifar beun, personifikimin shqiptar i cili gjesdiste kudo, pa asnjë pengesë, në thellësinë jug, lindje dhe veri të Greqisë, në Selanik, përtej liqenit të Ohrit, nëpër Ballkanin pa klone. Ai më pas u shkollua në Selanik.
Kur ra perandoria Osmane dhe Selaniku iu dorëzua grekëve e jo bullgarëve nga gjenerali turk me orgjinë shqiptare, Hasan Tasin Pasha, Zylfikar beu mbështeti Mustafa Qemal Ataturkun. Atë kohë dhe në film zbresin francezët, dhe shpërtheu lufta e parë botërore. Beu ndeshet dhe me ata që silleshin brutalisht si pushtues. Edhe pas daljes në mal, francezët e arrestojnë, për ta çuar në Korçë dhe do të varnin në litar. Rrugës duke ecur nëpër pazarin e Follorinës disa shqiptarë u’a rrëmbjenë francezve, Zylfikarin. Francezët u xhindosën dhe hakmerren, duke torturuar të shoqen dhe të birin e tij. Më pastaj beu, Zylfikar u largua nga sarajet e tij nga, Greqia dhe nisi të jetonte në Shqipëri, kohë, sipas filmit ishte krijuar shtet i pavarur. Shkon fshehurazi tek e jema dhe kërkon ta shoqëronte ajo për në Korçë. Kërkesa e tij nuk mundi të realizohej.
Beu u nis i vetëm për në Korçë dhe vendoset në sarajet e ish pashait turk. Atëherë në pushtet ishte Zogu, rolin e tij e luan mjaftë mirë dhe i përshtatet fortë në pamje, dhe shtatlartësi aktori grek, Tasos Nusia. Zogu i kërkon Zylfikarit të vihet në krye të ushtrisë, për të larguar banadat greke që terrorizonin dhe plaçkisnin jugun e vendit, detyre të cilën e pranon Zyflikari. Personazhi kryesor, beu u thirr edhe nga Noli, kur ai u shfaq dhe shfaqet në filmin.
Kur Noli i flet beut për një demokraci të vërtetë, dhe se ai ishte mik i presidenti, Uilson, ky thot se; I kish dhënë besën Zogut! Ndërsa beu mbështeste Zogun, e shoqja e tij, Esme ishte idhëtare e flakët e Nolit. Zylfikari arrin të zgjidhet deputet nga qeveria e Zogut dhe filmi jep pamje të parlamentit të Zogut, por dhe zhgënjimin e beut nga parlamentarët qesharak, e çapaçul. Në film jepet qëndrimi, ku vet anglezët akuzojnë për barbari ushtarakët e tyre, kur grekët po nga grekët akuzohen për plaçkitje dhe terror në jug të Shqipërisë, kosto e cila është përballuar vet nga këto vende që konstatojnë dhe akuzojnë gjithashtu bëmat e të vetëve, të njohura, por të papranuara deri më tani!
Filmi shkon në mënyrë kronologjike, qysh nga ardhja e Zogut dhe dëbimi i Nolit, pritja qetë e Nolit, e deri në ditët e pushtimit të Shqipërisë, qëndresën e popullit shqiptar. Sekuencat filmike japin gazetaren amerikane, duke trasmetuar direkt nga fronti i luftës, luftëtarët shqiptarë që çliruan vendin e vet, pa ndihmën e ushtrisë ruse dhe asaj amerikane. Gjatë trasmetimit të kronikë-luftës, plumbi bie mbi gazetaren amerikane, e cila vdes duke trasmetuar rezistencën e shqiptarëve!
Kronologjia e filmit mban peng shikuesit, dhe papritur vjen me figurën e Enver Hoxhës, i cili cilësohet në këtë film përtej imagjnatës së çdo shqiptari, vlerësohet maksimalisht, si udhëheqës i popullit shqiptar. Përkundër dyshuesve dhe mosbesuesve fanatik, ngrihet verdikti i filmit për figurën shumë dimensionale të E.Hoxhës, të paraqitur si udhërrëfyesin e popullit shqiptar, dhe shqiptarët të mbetur në udhëkryq.
Filmi dhe figura e Ahmet Zogut
Filmi i 6 vendeve përcjell mesazhin e vonuar ndoshta, se shqiptarët janë sa të varfër dhe fisnik aq dhe liridashës, sa të urtë dhe të duruar aq të drejtë dhe luftëtar. Zylfiakar beu, personazhi kryesor në këtë film, kur po kthehej nga liqeni i bukur, thuhet- Prespa pa në qiell një shqiponjë. Ai i’a tregon të birit, 8 vjeçar me gisht. Shiko atë shqiponjën atje në qiell; “Shqiptarët besojnë se janë bijë të shqiponjës, ndaj janë kaq krenarë”
Një shqiptar me banim prej 60 vjtësh në Athinë dhe antikomunist duke komentuar këtë film u shpreh i befasuar, sepse në përgjithësi komuniteti shqiptar i Greqisë kur filmi u nis të shfaqej, kishte rezerva të mëdha se mos kishin filluar shpifjet kundër shqiptarëve. Por ky film ka të dhëna kaq të rrepta historike, sa na bën të dridhemi kur shikojmë se të huajt flasin kaq lartë, për ato gjëra që ne vetë i fshehim.
Ahmet Zogu (njerëzisht mua më vjen shumë keq) paraqitet në këtë film si tradhtar që braktisi vendin e tij, duke kërkuar strehim politik në Greqi. Për Zogun kisha një admirim të madh, sepse mendonim dhe thoshim se Zogu arriti të bënte një Shqipëri me dobësitë dhe marrëzitë e tij. Beri shtet shqiptar. Pavarësisht jam kundër monarkisë dhe nëse i ngarkohej një faj të madh, shpallja si mbret. Sidoqoftë nuk i besoja propagandës komuniste kaq vjet se: Zogu kishte tradhtuar Shqipërinë.
Ashtu si nuk e besoja se Zogu ishte përkrahur nga forcat serbe, greke, italiane që dëboi Nolin. Nga ky film del se Zogu nuk ka qenë kaq i madh, kur shikon në xhirimet e këtij filmi në fillim Esmën që thotë: “Se Zogu është i aftë të japë një copë të Shqipërisë. Mjafton që të ndihmohet nga Serbia që të hyjë për të marrë prapë pushtetin”, përpara më del Shën Naumi si dhe Vermoshi që dihen fortë mirë se çfarë u bë me to. Në film del se Zogu nuk ka qenë kaq i pastër, nuk ja ka pasur me ndershmëri Shqipërisë.
Dita e pushtimit të Shqipërisë nga fashizmi përshkruhet me detaje. Në mëngjes Zogu u dërgon një mesazh nëpërmjet radios shqiptarëve. “ Se do luftojnë gjer në pikën e fundit të gjakut pushtuesit”! Besohej se do ta bënte, por nga ana tjetër i hipën veturës dhe largohet nga Shqipëria, braktis vendin dhe popullin e tij. Nuk ka justifikim këtu se mund të më vrasin mua dhe të vritet populli?!
Ky film është xhiruar nga 6 vende, të cilat nuk ka qenë pjesë e sistemit komunist. Dhe kur ato thonë se Zogu mashtroi popullin e tij, nuk ke si të mos e pranosh. Ashtu si e pranoi publiku që e pa këtë film. Paçka se në Shqipëri nuk është shfaqur ende. Do ishte mirë të blihej nga televizionet dhe të shfaqej.