Monday, January 20, 2025
HomeAktualitetTragjedia ne Lezhe,flet deshmitari: Gjithçka ka ndodhur në harkun e pak sekondave.

Tragjedia ne Lezhe,flet deshmitari: Gjithçka ka ndodhur në harkun e pak sekondave.

-

Shenjat në vendin e ngjarjes tregojnë qartë forcën që ka patur shkëmbi që u shkëput nga mali ditën e djeshme duke ju marrë jetën dy vëllezerve dhe gruas shtatzënë.

Nga hetimet rezulton se shkëmbi ka rënë nga lartësi prej 200 metrash dhe pasi ka goditur makinën, ka përfunduar në parcelën aty pranë.

Një dëshmitar, banor i Torovicës rrëfen ngjarjen, teksa thotë se gjithçka ka ndodhur në harkun e pak sekondave.
“Tani që ka rënë shi është zbutur toka dhe ka ra. Kam qenë tek ura kur e kam parë, punë 10 sekondash nuk ka bërë me ra guri prej atje dhe këtu. Ka pas marrë drejtimin (djathtas) por e devijoi lugina dhe erdhi këtu (majtas). Menduam se ra tërmet në lagje të re, aq forcë kishte. Tek gurorja është rrezik”.


Banorë të zonës thonë rënia e gurëve në trasenë e rrugës është e vazhdueshme, por raste të kësaj natyre nuk ka patur asnjëherë. Sipas tyre kjo vjen nga dëmtimi që i është bërë bimësise së malit.

Shefi i Emergjencave Civile në Prefekturën e Lezhës, Ndrek Mhillaj, thotë se së bashku me ekspertët e gjoelogji-minierave po monitorohet e gjithë zona dhe më pas do dilet në një konkluzion për rrezikun që mund të kenë shkëmbinjtë përgjatë malit.
Ndrek Mhilaj ka pohuar: “Po shikojmë dhe monitorojmë zonën për arsye e shkëputjes së këtij shkëmbi dhe të disa të tjerëve siç po e shikoni dhe vetë dhe përfundimisht do të dalim në një konkluzion dhe do të shprehim se çfarë ndërhyrjesh emergjente duhet të bëhen në këtë zonë për të shmangur këto aksidente dhe incidente që mund të ndodhin.

NGJARJA 
Ngjarja tragjike që ju mori jetën tre personave ndodhi pasditen e së shtunës në aksin rrugor Balldre-Torovicë, teksa fuoristrada ku udhëtonin viktimat o godit nga një shkëmb që u shkëput nga mali.

 

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts