Thursday, April 25, 2024
HomeAktualitetFatos Nano shfaqet në Shkodër për të parë kupat e “axurrëve”

Fatos Nano shfaqet në Shkodër për të parë kupat e “axurrëve”

-

 

Në prag të ndeshjes mes Italisë deh Shqipërisë në stadiumin ‘Loro Borici’ të Shkodrës, ish kryeministri Fatos Nano është parë në ambientet e teatrit ‘Migjeni’ për të parë kupat e fituara nga Italia.

Ambasada e Italisë në Tiranë dhe Federata Italiane e Futbollit kanë sjellë për herë të parë në Shqipëri, 4 kupat e botës që ka fituar Kombëtarja italiane e futbollit gjatë historisë së saj të lavdishme sportive.

Ekspozita “4 herë Kampionë” do të qëndrojë e hapur për publikun nga ora 12.00 deri në oren 19.00 të ditës së hënë, 9 tetor 2017. Kjo nismë, e parashikuar me rastin e ndeshjes Shqipëri-Itali, e vlefshme për kualifikimet europiane në fazën finale të Kupës së Botës FIFA 2018, synon të vërë theksin e të vlerësojë ndeshjen e parë zyrtare në historinë e Kombëtares Italiane të futbollit në Shqipëri, në këndvështrimin e afirmimit të vlerave pozitive të sportit si dhe të promovoje më tej miqësinë dhe marrëdhëniet në fushën e sportit ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts