Friday, March 29, 2024
HomeSportFormacionet e mundshme e dy skuadrave.

Formacionet e mundshme e dy skuadrave.

-

Kristian Panuçi dhe Xhampiero Ventura nuk hapin letrat e formacioneve, por megjithatë kanë idetë e tyre. Ndeshja e sotme në “Loro Boriçi”, sigurisht, është një sfidë e rëndësishme, jo për renditjen se sa për të dhënë përgjigje në fushë lojtarët.
Shqipëria – Edhe pse ka thënë se mund të jetë i njëjti formacion si në Spanjë, me pak ndryshime, fjalës së Kristian Panuçit vështirë se mund t’i besohet… Për sfidën e sotme, në mungesë të Xhakës dhe Llullakut, thuajse 90% e skuadrës është e bërë. Në fakt, pritet vetëm Kukeli, që ka një problem në gju dhe në fakt rrezikon të mos jetë. Panuçi nuk ka shumë mesfushorë dhe mbeten vetëm katër për në qendër të mesfushës: Memushaj, Basha, Kaçe dhe Ndoj. Mund të përshtatet Lila, sigurisht, por Panuçi s’e merr në konsideratë. Sakaq, krahët pritet të jenë Roshi dhe Grezda, ndërsa në mbrojtje Hysaj, Ajeti, Mavraj dhe Agolli janë të sigurt.
Italia – Prova formacioni për Italinë në prag të ndeshjes së sotme në Shkodër. Skuadra axurre, në stadiumin “Filadelfia” në Torino, përpara se të nisej për Shqipëri, ka zhvilluar stërvitjen e zakonshme, teksa lajmet që vijnë janë: Galjardini ka kaluar stërmundimin që mendohej se ishte serioz dhe se do të vinte Kristanten përkrah Parolos. Edhe Spinacola, që kishte një problem të lehtë në pulpë, u stërvit rregullisht. Nga indicet e ndeshjes stërvitore, lojtari i Atalantës do të jetë në fushë, ashtu si ishte thënë edhe nga trajneri përpara ndeshjes me Maqedoninë. Në mbrojtje, konfirmohet BBC: përpara Bufonit do të jenë Bonuçi dhe Kielini. Darmian do të luajë në të djathtë; Parolo dhe Galjardini në qendër. Në fazën ofensive, Kandreva, Imobile, Eder dhe Insinje.

Formacionet e mundshme

Shqipëria (4-1-4-1): Berisha – Hysaj, Ajeti, Mavraj, Agolli – Basha (Kukeli) – Roshi, Kaçe, Memushaj, Grezda – Sadiku

Italia (4-2-4): Bufon – Darmian, Bonuçi, Kielini, Spinacola – Parolo, Kandreva – Galjardini, Immobile, Eder, Insinje

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts