Friday, April 19, 2024
HomePolitikëRama: Do ketë një formulë të re për financimin e bashkive.

Rama: Do ketë një formulë të re për financimin e bashkive.

-

 

Gjatë një konsultimi publik për buxhetin e vitit 2018 në Lezhë, kryeministri Edi Rama bëri një vërejtje për kreun e bashkisë së Lezhës dhe për krerët e bashkive të tjera në vend në lidhje me rritjen e numrit të punonjësve pas reformës administrativo territoriale.

Rama tha se është e papranueshme që të ketë rritje të punonjësve dhe se në bashkëpunim me ministrinë e Financave do ketë një formulë të re për financimin e bashkive, ku për ato bashki që nuk i kanë në rregull raportet me shpenzimet nuk do kenë financime.

“Kam një vërejtje dhe nuk është vetëm kreun e bashkisë së Lezhës, por për të gjithë kryebashkiakët duke qenë se shumica janë të PS. Lidhet më një fakt që ka të bëjë me ndryshimin që ka sjellë reforma administrativo- territoriale . Është e papranueshme që të kemi rritje të numrit të punonjësve. Është një rast tipik i cili karakterizon shumë bashki dhe në qarkun e Lezhës do doja shumë që ta bëja këtë kritikë edhe për Mirditën dhe Kurbinin. Por në Lezhë kemi një rritje më të madhe të punonjësve me rreth 80 % më shumë se kur ishin dhe komunat veç. Kjo nuk është një sëmundje demokratesh për të punësuar njerëz, por e të gjithëve. Është e pakuptimtë. Ne po punojmë për një formulë të re me Ministrisë e Financave që do jetë transparente dhe nuk do financojmë bashkitë që nuk i rrinë strikt raporteve të shpenzimeve. Kemi parë sot me ministrin e financave edhe me keq. Me shpenzimet e tepërta të portit të Durrësit”- tha Rama.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts