Sunday, February 16, 2025
HomeAktualitetRama i uron fitore skuadres tone te kombetares, por nuk nguron te...

Rama i uron fitore skuadres tone te kombetares, por nuk nguron te pranoje publikisht se skuadra e tij e zemres eshte Italia.

-

 

 Kur na ndajnë pak orë nga ndeshja Shqipëri-Itali, nuk mund të mungonte edhe një urim nga kryeministri Edi Rama. I pranishëm në ekspozitën “4 herë Kampionë”, në teatrin Migjeni në Shkodër, kreu i qeverisë i uroi fitore skuadrës tonë të kombëtares, ndërsa nuk nguroi që ta pranonte publikisht se skuadra e tij e zemrës është Italia.

“Sot luan kombëtarja shqiptare dhe kombëtarja që adhurohet nga shumë shqiptarë. Përderisa nuk jemi ne do jeni ju duhet të mundi gjermanët, pasi kur nuk luan Shqipëria derbi është Itali-Gjermani. Faleminderit dhe le të fitojë më i miri, por edhe po të fitojë Shqipëria do na bëhet qejfi. Në këtë qytete ka lindur skuadra e parë e qytetit. Këtu ka lindur skuadra e parë që quhej Juventus. Edhe kryetarja e bashkisë është krenare që po pret skuadrën italiane. Por nga ana tjetër luan dhe kombëtarja që është në zemrën e shumë shqiptarëve. Italia në zemër, Shqipëria dashuri. Ne do të thërrasim për fitoren”, tha Rama. Mes të tjerash ai u rikthye pas në kohë ndërsa kujtoi një nga të dielat kur bënte tifo për Italinë, ku një tifoze e flakët ishte edhe gjyshja e tij.

“Çdo të diel sikur dëgjonim zëra nga marsi. Ajo fitore më bëri të mendoj gjyshen time. Ishe një ndër ditët më të bukura të saj, si një tifozë e çmendur e Italisë. Le të fitojë më i miri, por edhe të fitojë Shqipëri do na bëhej qejfi. Një humbje në Shqipëri do ju sillte ndoshta fat.”, pohoi Rama.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts