Dy skuadrat e zemrës së kryeministrit Edi Rama, Italia dhe Kombëtarja shqiptare do të kenë sot përballjen e fundit të eleminatoreve të Botërorit 2018 në Rusi. Superndeshja pritet të nisë pas pak në “Loro Boriçi”, ndërsa kryeministri Rama ka marrë dy dhurata me kuptim pak minuta para saj.
Presidenti i Federatës së Futbollit italian, Carlo Tavecchio i dhuroi atij një fanellë të axurrëve me numrin “6” që i përkiste futbollistit Antonio Candreva, i njohur për origjinën e tij shqiptare, por Rama mes batutash tha se do kishte dashur të ishte një juventin në vend të një interisti.
Më pas ai mori dhuratë një fanellë me numrin dy që simbolikisht mbante emrin Rama.