Zëvendës kryetari i LSI, Luan Rama dhe se forca politike ku ai bën pjesë është e vendosur që të kontribuojë për reformën zgjedhore.
Në një prononcim për mediat, Luan Rama tha se LSI ka qendrimet e vetë për këtë projekt, por agazhimet e saj të të përcaktohen pas asaj që do të vendosë Parlamenti ditën e enjte.
Luan Rama: Në seancën e të enjtes Kuvendi do të vendosë dhe do të vlerësojë se çfarë do të bëjë me komisionin e reformë zgjedhore dhe në funksion të asaj që do të vendosë kuvendi ne do të përcaktojmë të gjitha hapat dhe angazhimet tona.
Ne kemi qëndrimin dhe projektin tonë sesi reforma zgjedhore të jetë realisht efikase për të parandaluar njëherë e mirë dhe përfundimisht atë realitet skandaloz që prodhojnë zgjedhjet në Shqipëri. Ashtu sikundër ne jemi të vendosur të kontribuojmë maksimalisht që reforma të jetë efikase, konsensuale dhe të garantojë vlerën, barazinë e votës.