Thursday, February 9, 2023
HomePolitikë“Dosjet e Sigurimit”, Rama nga Kuvendi: Ata që i përdorën, nuk guxuan...

“Dosjet e Sigurimit”, Rama nga Kuvendi: Ata që i përdorën, nuk guxuan t’i hapnin. Unë jam krenar..

-

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij, u shpreh krenar që nën udhëheqjen e tij, qeveria vendosi dy vite më parë kalimin e ligjit të dosjeve, për të hedhur dritë mbi të shkuarën.

“Rruga e hedhjes dritë mbi të shkuarën duke mos lejuaar që ajo të mbajë peng të ardhmen tonë pas rënies së regjimit përmes fantazmash që e kanë përdorur demokracinë si teatër. 1 major dhe dy kapitenë ushtrie, janë autorët e eleminimit të 15 deputetëve që përbënin 20% të parlamentit në atë kohë,” u shpreh ndër të tjera Rama.

Fjala e tij në parlament

Sfidë si nxitje për t’u kujtuar të gjithë bashkë se ne jemi këtu që të gjithë pavarësisht se shumicë a pakicë, si rezultat i lirisë dhe për ta përdorur lirinë dhe fjalën në funksion të atyre që këtu na kanë sjellë. Shumë prej këtyre dëshmorëve të fisnikërisë së politikës ishin të përshkuar në gjithë sistemin e bindjeve të tyre, nga social-demokracia më gjithëpërfshirësve. Nuk mund të mos harrosh se sa shpesh, sa në mënyrë të padenjë shpesh herë shkelet këtu në këtë sallë, ajo frymë.

Është e pamundur të mos vlerësohet pikërisht sot pse-ja e madhe që lidhet me Shqipërinë e pas-luftës, me Shqipërinë e vetë-mohimeve të një populli të vogël, të vobektë ku gjithë dëshira për progres u përdor për të ngjizur një sistem vrasës e shkatërrues. As sot dhe as për jo pak vite të tjera, ne nuk do arrijmë dot ta çlirojmë këtë sallë, vetëveten tonë si pjesë e kësaj gjenerate të politikës nga ndotja prej atij mekanizmi që ishte i ndryshkur. Sot jemi këtu për shkak të një ligji që ne e kaluam në këtë parlament dy vite më parë, një ligji që më në fund, pas 25 vitesh e bashkoi Shqipërinë me vendet që kaluan përmes ferrit komunist dhe që vendosën të ndahen me të jo thjeshtë duke ndërruar sistemin por duke guxuar të bëjnë dritë mbi të shkuarën.

Ligji për hapjen e dosjeve, ato dosje që për 25 vite u përdorën për të goditur njëri-tjetrin, që na pajis me mjete hulumtimi, dhe nuk mund të mos jem krenar që jam në krye të një qeverie që këtë mision e mori përsipër, që të tjerë para nesh nuk e morën kurajon ta merrnin dhe që shpesh harxhuam kohë duke baltosur njëri-tjetrin. Rruga e hedhjes dritë mbi të shkuarën duke mos lejuaar që ajo të mbajë peng të ardhmen tonë pas rënies së regjimit përmes fantazmash që e kanë përdorur demokracinë si teatër. 1 major dhe dy kapitenë ushtrie, janë autorët e eleminimit të 15 deputetëve që përbënin 20% të parlamentit në atë kohë

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,703FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts