Thursday, April 25, 2024
HomePolitikëJ.Topalli reagon per varferine ne vend: Shqiptaret as buken nuk mund ta...

J.Topalli reagon per varferine ne vend: Shqiptaret as buken nuk mund ta blejne

-

Ish kryeparlamentarja shkruan:

Mjerimi ne Shqiperi ne shifra.
Sondazhi për Ballkanin nxjerr të vërtetën e hidhur për shqiptarët:

– 30% e familjarëve deklaruan se nuk ishin në gjendje të përballojë blerjen e ushqimeve, veshjeve dhe furnizimeve të tjera bazë.

. Në Shqipëri rreth 39% e familjarëve nuk jane në gjendje të paguajne faturat e dritave, ujit,

43% nuk ishin në gjendje të mbanin shtëpinë e tyre mjaftueshëm të ngrohte, përqindje këto shumë të larta sesa vendet e tjera.

30% deklaruan se nuk ishin në gjendje të paguanin këstet e huasë, edhe kjo përqindja më e lartë në rajon.

25% e të anketuarve shqiptarë shprehen se nuk e kanë të sigurt që do ta ruajnë vendin e punës

. 53% e të anketuarve shqiptarë janë përgjigjur se një u njohuri i tyre ka humbur vendin e punës në 3 vitet e fundit.

6% e shqiptarëve mendojnë se diferenca mes të pasurve dhe të varfërve po rritet në ekonomi.

Shqipëria ka dhe përqindjen më të lartë të atyre që thonë se nuk janë në gjendje të përballojnë të paktën një javë pushime larg shtëpisë (në rast se do të donin), me 70% të të anketuarve. Kjo përqindje është shumë më e lartë se mesatarja rajonale, ku pas nesh renditet Serbia, me rreth 50%.

Është interesante që Bosnja dhe Kosova, që kanë të ardhura për frymë të ngjashme me Shqipërinë, duke u renditur ndër më të fundit në Europë, nuk japin përgjigje kaq negative kur vjen puna te pyetja që lidhet me sigurimin e nevojave elementare.

http://www.balkanweb.com/…/sondazhi-per-ballkanin-nxjerr-t…/

Untitled

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts