- Media holandeze “Dutch Review” i ka kushtuar një artikull të burgosurve dhe sistemit më të ri të ‘kyçjes’ së kriminelëve në vend. Në artikull flitet për lirinë më të re që i është ofruar të burgosurve brenda qelive dhe sa i suksesshëm ka rezultuar ky ndryshim.
Për të rregulluar këtë problem, DJI vendosi të bëjë çelësa për të burgosurit të cilët mund të hyrë e dalë vetë nga qelia. Në këtë mënyrë ata gjithashtu do të sigurohen që askush të mos vjedhë posedimet e vogla që ata kanë.
E besoni apo jo, të burgosurit i qëndrojnë zbatimit të ligjit brenda burgut më shumë nga sa ju mendoni. Sigurisht, që në fillim një proces i tillë është eksperimentuar dhe u vu në zbatim pasi u pa që incidentet që ndodhën ishin shumë të pakta. Duket se të burgosurit janë të kënaqur me “lirinë” e tyre të sapokrijuar.
Rezultati
Deri më tani, eksperimenti ka rezultuar i suksesshëm, rojet ndjejnë më pak presion dhe janë më vigjilentë e po ashtu edhe të burgosurit ndjejnë më shumë liri dhe përgjegjësi, duke qenë më pak të dyshimtë për vjedhjet mes tyre. Pavarësisht disa përpjekjeve sabotuese, gjërat kanë shkuar mirë për sistemin liberal të burgjeve holandeze. Në tërësi, sistemi i burgjeve hollandeze ka parë disa ndryshime të rëndësishme gjatë viteve të fundit.
(Përshtati në shqip: Endri Farka/BalkanWeb)