Tetë fëmijë të tjerë me simptoma helmimi u paraqiten në spitalin e Shkodres pasdreken e së hënës, duke e quar në 37 numrin e të prekurve. Bashkë me mbylljen e shkollës është gjobitur edhe DSHP e rrethit Pukë.
Shtatori shënoi mbylljen e fazës së ri-inspektimit të shkollave sa i përket kushteve higjeno – sanitare dhe sipas ISHSH, një pjese e tyre kanë probleme. Për këtë kryeinspektorja Tyli thotë se i është kërkuar bashkisë të ndërhyjë, pasi në të kundert ato rrezikojnë penalitet me gjobë e deri edhe ndërprerje proçesit mësimor.
Marrje mendësh dhe të vjella janë simptomat e fëmijeve të kësaj shkolle, të shfaqura që në 4 tetor kur nisi proçesi mesimor i asaj dite.
Shkak ishte mos ajrosja siç duhet e ambjenteve, pasi një ditë më parë shkolla ishte dezinsektuar.