Wednesday, April 24, 2024
HomePolitikëLiberalizimi i vizave - Meta: Boom kërkesash për pasaporta, por s’i pajis...

Liberalizimi i vizave – Meta: Boom kërkesash për pasaporta, por s’i pajis dot të gjithë kosovarët

-

Kreu i Shtetit shqiptar, Ilir Meta, është gjendur ngushtë sot para kërkesës së homologut të tij të Kosovës Hashim Thaçi për të pajisur me nënshtetësi shqiptare qytetarët e Kosovës.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Meta pranoi se ka një boom kërkesash nga personalitete dhe qytetarë të Kosovës për të marrë pasaportën shqiptare, por sipas tij kjo nuk është rruga e duhur për të çarë bllokadën e lëvizjes së lirë në zonën Shengen.

Presidenti shqiptar apeloi politikën kosovare të gjejë sa më parë një zgjidhje për Demarkacionin me Malin e Zi, duke e vlerësuar si çështje të rëndësishme jo vetëm për liberalizimin e vizave por për gjithë procesin euroatlantik të shtetit të Kosovës.

Meta:  Lidhur me çështjen e liberalizimit të vizave nuk mund të ketë për momentin një pozitë më të vështirë se sa e Presidentit të Republikës së Shqipërisë për të folur për këtë çështje. Për arsye se ka presione dhe kërkesa pafund nga personalitete dhe qytetarë të Kosovës për të marrë edhe nënshtetësinë e Republikës së Shqipërisë me qëllim kryesor për ti shpëtuar kësaj bllokade ku padrejtësisht qytetarët e Kosovës ndodhen prej disa vitesh.

Unë kam pasur një takim para pak ditësh edhe me Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjermin Z. Danielsson në Tiranë, i cili para një jave ka qenë edhe në Prishtinë por edhe në takimet që kemi pasur në Gjermani me presidentin Steinmeier apo në Itali, me çdo personalitet me të cilin kemi pasur mundësi të takohemi por edhe me përfaqësues të tjerë të instituticioneve të Shqipërisë, theksojmë domosdoshmërinë e dhënies fund të këtij izolimi, për mos thënë këtij diskriminimi që po përjetojnë qytetarët e Kosovës dhe që ka sjellë këtu një frustrim për shkak të faktit se janë të vetmit qytetarë në Ballkanin Perëndimor që nuk e gëzojnë këtë mundësi.

Përgjigjja më e mirë është ta zgjidhim së bashku. Zgjidhja nuk është të merret nënshtetësi shqiptare për të gjithë qytetarët e Kosovës, pavarësisht dëshirës për të kaluar këtë problem. Jo për shkak të mungesës së dëshirës nga ana ime apo e institucioneve të Shqipërisë, por zgjidhja është tejkalimi i këtij problemi. Shpresoj që pas zgjedhjeve të ardhshme vendore me një dialog edhe më aktiv me BE e Malin e Zi të zhbllokojë këtë cështje pasi nuk bëhet fjalë vetëm për liberalizimin e vizave.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts