Friday, March 29, 2024
HomeAktualitetNdërtimi në Butrint, Kumbaro: Projekti në kuadrin e një pakete shërbimesh, nuk...

Ndërtimi në Butrint, Kumbaro: Projekti në kuadrin e një pakete shërbimesh, nuk shkelet ligji

-

 

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka raportuar sot në Komisionin e Medias dhe Edukimit në lidhje me ndërtimet që po kryhen në Butrint, për të cilat opozita ka vënë alarmin prej pak kohësh se po dëmtohet një objekt i mbrojtur nga UNESCO.

 

Kryetarja e Komisionit Albana Vokshi i ka kërkuar ministres të japë sqarime për ndërtimin që po kryhet në Butrint. Ministrja Kumbaro tha se nuk është shkelur ligji për trashëgiminë kulturore, ndërsa sipas saj bëhet fjalë për një ndërtesë, objekt ekzistues që do shërbejë si pikë qëndrimi për turistët.

“Nuk është shkelur në asnjë pikë ligji për trashëgiminë kulturore dhe janë respektuar të gjitha procedurat. Projekti në fjalë është në kuadrin e një pakete shërbimesh. Kjo është arsyeja pse përmenda biletarinë, tualetin e tij. Qëllimi është një pikë qëndrimi për turistët. Bëhet fjalë për një ndërtesë, objekt ekzistues një objekt 5-6 m katror ndërtuar në vitin 1975 që herë ka shërbyer si depot, herë si kafene. Duhet të ketë shërbime efecientë për turistët. Ne kemi pasur kërkesa nga operatorët për shërbime që kërkoheshin nga turistët. Godina as shtyhet as afrohet. Pozicioni i godinës me murin është ajo që ka qenë dhe nuk ndryshon. Bëhet vetëm rehabilitimi i godinës”- tha Kumabro.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts