Friday, April 19, 2024
HomePolitikëNoka akuzon ish-ministrin e Brendshëm Tahiri se bashku me kryeministrin,po e mbushin...

Noka akuzon ish-ministrin e Brendshëm Tahiri se bashku me kryeministrin,po e mbushin vendin me droge

-

 Ish-ministri i Brendshëm në kohën e PD-së, Flamur Noka ka reaguar lidhur me projektligjin për mbrotjen e kafshëve që dorëzoi sot në Kuvend deputeti Saimir Tahiri. Në një mesazh në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, Noka akuzon ish-ministrin e Brendshëm Tahiri, që e cilëson ‘mister droga’ se bashkë me kryeministrin Rama e mbushën vendin me drogë.

Mes të tjerash Noka shton se kjo iniciativë e Tahirit për projektligjin është paradë e pafytyrësisë.

“Degjojeni mister drogen se cfare kerkon… Se bashku me padrinon e mbushi Shqiperine me droge , e shnderroi ne Kolumbi te Europes, na beri turpi botes si popull drogmen e tani kerkon denim te klasifikuar per kultivuesit e trafikantet e droges .. Kjo eshte parada e paftyresise….”, shkruhet në mesazhin e Nokës.

Më herët deputeti demokrat tha se Tahiri ‘çoi për dhjam qeni qindra jetë shqiptarësh’.

“Eh ku ka perfunduar ky vend….Ai qe se bashku me ustain e tij ushqeu krimin duke çuar per dhjam qeni qindra jete shqiptaresh dhe qe e ktheu Shqiperine ne kasaphane njerezore sot po na inicion ligj per mbrojtjen e kafsheve… Cinizem pa kufij…..”, citohet në mesazhin e Flamur Nokës.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts