Saturday, April 20, 2024
HomePolitikëSalianji ironizon deklaratat e ish-ministrit te brendshem Saimir Tahiri

Salianji ironizon deklaratat e ish-ministrit te brendshem Saimir Tahiri

-

 Deputeti demokrat Ervin Salianji ka ironizuar deklaratat e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në lidhje me kërkesat e tij për ashpërsimin e dënimeve si dhe ligjin për dhunimin e vrasjen e qenve, një ligj i iniciuar nga vetë ai.

Në një status në “Facebook”, Salianji thotë se pas 4 vjetësh ministër i Ramës, pasi shkatërroi rendin dhe sigurinë, Tahiri del sot me deklarata bajate e parodi për dënime më të ashpra.

“Xhelozia Tahiri-Xhafa se kush ka më shumë pronësinë dhe kontrollin e banditëve, po vendos çdo ditë në rrezik qytetarët.
Pas 4 vjetësh ministër i Ramës për lidhjet me krimin, pasi mbushi Shqipërinë me drogë, shkatërroi rendin dhe sigurinë, vendosi policinë nën hyqmin e krimit, nuk arrestoi asnjë grup të strukturuar kriminal ka guximin sot të dalë me deklarata bajate e parodi për gjasme dënime të ashpra! Mendon i shkreti që do mbahet mend që dështoi vetëm për ligjin e rrahjes së qenve të rrugës”, shkruan Salianji.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts