LEZHE – Në vijim të luftës kundër drogës, policia gjatë operacionit “Kolsh” ka arritur të sekuestrojë 335 kg lëndë narkotike marijuanë në qytetin e Lezhës.
Si rezultat , u arrestuan në flagrancë të dyshuar si posedues të lëndës narkotike dhe kultivues të bimëve narkotike , shtetasit : – Bledar Bunaj, 29 vjeç, banues në fshatin Lalm i Ri- Kolsh në Lezhë – Agron Lushi, 32 vjeç, banues fshatin Lalm i Ri – Kolsh në Lezhë
Në lidhje me këtë rast , u arrestua në flagrancë edhe shtetasi Bardhok Perdoda , 45 vjeç, banues në fshatin Lalm i Ri – Kolsh në Lezhë , me detyrë Specialist pyjor i fshatit dhe Kryetar i fshatit Lalm në Lezhë për veprat penale ” Shpërdorim detyre” “Moskallzim krimi ” parashikuar nga nenet 248/2 dhe 300 të Kodit Penal.
Me date 10.10.2017 , nga forcat Policore te Drejtorisë Vendore Lezhë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, pas një pune proçeduriale të ndjekur, bazuar në te dhena policore, është finalizuar me sukses operacioni i koduar “Kolsh”
Gjithashtu , si i dyshuar si në këtë vepër penale, u shpall në kërkim edhe shtetasi A.P. 38 vjeç, banues në fshatin Lalm – Kolsh në Lezhë.
Këta shtetas u proçeduan pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga forcat policore në fshatin Lalm – Kolsh në Lezhë , u gjetën dhe u sekuestruan 335 kg lëndë narkotike Mariuanë në proçes tharje si dhe u asgjësuan 468 bimë narkotike Cannabis Sattiva.
Gjithashtu , gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Bledar Bunaj, u sekuestruan 80 fara te bimes cannabis sativa.
Në ngarkim të shtetasit Bledar Bunaj veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” “Kultivim i bimëve narkotike” parashikuar nga nenet 283/2, 284 të Kodit Penal.
Në ngarkim të shtetasve Agron Lushi dhe A.P. veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike””Kultivim i bimëve narkotike” parashikuar nga nenet 283/2 dhe 284 të Kodit Penal.
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.