Friday, April 19, 2024
HomeAktualitetBasha-Femijeve,më e mira është futeni ju brenda dhe të dalin ata jashtë”

Basha-Femijeve,më e mira është futeni ju brenda dhe të dalin ata jashtë”

-

 

Ndërsa brenda parlamentit zhvillohej një luftë e vogël mes maxhorancës dhe opozitës duke mbyllur çdo shpresë për një situatë normale politike, jashtë tij prania e disa fëmijëve jepte shkëndija shprese.

Bëhet fjalë për fëmijët e klasës së tretë të shkollës “Lidhja e Prizrenit”, të cilët kanë qenë për disa minuta në seancën e sotme plenare si praktikë për lëndën e qytetarisë.

Pasi ndoqën në seancën ata dolën jashtë dhe bashkë me ta edhe kryetari i PD-së Lulzim Basha. Ai është ulur në shkallët e parlamentit duke bërë një bisedë me fëmijët, që në fakt e kanë nxjerrë pak ‘huq’ kreu i PD-së.

Basha i ka përmendur disa emrat shkollash por fëmijët i janë përgjigjur me jo, vetëm me ndihmën e një fëmije, kreu i PD-së e ka gjetur se nga cila shkollë vinin nxënësit.

Basha: Ju jeni shkolla “Skënder Çaçi”?
Fëmijët: Joo
Basha: “Misto Mame”?
Fëmijët: Joo.
Basha: “Sami Frashëri”?
Fëmijët: Jo.
Basha: “Lidhja e Prizrenit”?
Fëmijët: Poo.
Basha: E para apo e dyta?
Fëmijët: E treta.
Basha: E treta e vërteta.

Më pas kreu i PD-së ka folur për humbjen e Kombëtares në ndeshjen me Italinë por ka shprehur edhe një dëshirë për të hequr dorë nga parlamenti.

“Në fakt e vërteta është se dua të rri më shumë me ju se sa me ata brenda. Në fakt më e mira është futeni ju brenda dhe të dalin ata jashtë”, tha Basha.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts