Friday, January 17, 2025
HomePolitikëFlamur Noka refuzon te dale jasht,Ruci mbyll punimet e Kuvendit

Flamur Noka refuzon te dale jasht,Ruci mbyll punimet e Kuvendit

-

Ka zgjatur vetëm 8 minuta seanca plenare e thirrur pasditen e sotme pas ndërprerjes në mesditë.

Që në nisje të seancës kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, bëri një përmbledhje të minutave të vëna në dispozicion të mazhorancës dhe opozitës për të folur, duke hedhur poshtë pretendimet e këtyre të fundit se nuk kanë hapësirë për të folur.

Më pas ai i njohu me dy kërkesat e marra, njërën nga mazhoranca për mbledhjen e Byrosë për Flamur Nokën pas bllokimit sot të foltores dhe të tjetrën nga opozita për përjashtimin nga seanca të kryeministrit Rama.

Për kërkesën e fundit, Ruçi tha se është e pabazuar dhe nuk e merr në konsideratë, ndërsa njoftoi mbledhjen e Byrosë së Kuvendit në orën 19:00 për Nokën.

Ruçi: “Është bërë kërkesë nga 8 deputetë të mazhorancës që kërkojnë thirrjen e Byrosë së Kyvendit për të analizuar qëndrimin ndaj deputetit Flamur Noka, njëherësh është bërë një kërkesë kryetarit të Kuvendit nga 9 deputetë të grupimeve të ndryshme të opozitës për të marrë masa ndaj deputetit Edi Rama për seancën e sotme.Pasi u konsultova dhe pashë të zbardhur proceverbalin e senacës nuk mund ta marr në konsideratë.Njoftoj që Byroja e Kuyvendit do të thirret sot në 19:00”.

Gramoz Ruçi më pas i bëri thirrje deputetit demokrat të lirojë sallën.

“I bëj thirrje deputetit të lirojë seancën. Zoti Noka do lironi sallën?”

E ndërsa hasi në refuzimin e tij për të dalë jashtë, Ruçi mbylli punimet e Kuvendit duke njoftuar sërish nesër seancë plenare.

Seanca do të nisë në orën 08:30 të mëngjesit.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts