Saturday, January 18, 2025
HomePolitikëLule per ish-kryeministrin,Tahiri dhe Çuçi shkrihen se qeshuri

Lule per ish-kryeministrin,Tahiri dhe Çuçi shkrihen se qeshuri

-

 

Në seancën e sotme të Kuvendit, e cila u shoqërua sërish me tensione, pasi kryetari Gramoz Ruçi zgjodhi të bëjë “kurban” një tjetër demokrat si Flamur Noka që thyen rregulloren, ka pasur edhe surpriza.

Një e tillë i është bërë ish-kryeministrit Bashkim Fino nga kolegët e tij. Siç shihet edhe në foto ai është habitur jashtë mase kur në adresë të tij shkoi një shportë e madhe me trëndafila të bardhë dhe të kuq .

Deputeti i PS ndodhej jashtë seancës së Kuvendit kur i dhuruan lulet e jo pa shkas. Ai sot mbush 55-vjeç dhe kolegët nuk e kanë harruar.

Në krah të tij shihen dy ish-ministrat Saimir Tahiri dhe Bledi Çuçi, të cilët shkrihen së qeshuri në momentin që Fino mbetet i habitur.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts