Sunday, January 26, 2025
HomeKulturëHistoriani shqiptar vlerësohet me titullin “Honoris Causa” nga Universiteti Amerikan

Historiani shqiptar vlerësohet me titullin “Honoris Causa” nga Universiteti Amerikan

-

Historianit Uran Butka i është dhënë sot titulli Doktor “Honoris Causa” nga Kolegji i Artit dhe Shkences te Universitetit Vox Dei Amerikan.

Ndërkohe shkencëtari i njohur indian Madu Krishan dhe kreu i Akademisë e Paqes Botërore i dorezoi Uran Butkës “Urdhërin e misionarit te Paqes Shenjtorja Tereza”.  Shkencëtari indian vlerësoi lart kontributin e ish politikanit dhe historianit shqiptar Uran Butka si një personalitet i shkencës shqiptare.

“Falenderoj Akademinë Boterore të paqes dhe Universitetin Vox Dei për dhënien e këtij titulli. Është rezultat i një pune çerek shekulli. Në punën time kam pasur mision vetëm fjalën e lirë” , tha Butka.

Historiani Uran Butka është në pak personalitete shqiptare që është nderuar me këtë çmim. Ai është autor i mjaft librave të njohur dhe studimeve si ato për Midhat Frashrin, Luftën e Dytë Boterore etj.

Butka rrjedh nga nje familje e njohur patriotike shqiptare. I biri i Safet Butkës dhe nipi i Sali Butkës, nje familje me kontribut të madh në shtet formimin shqiptar.

Butka ka shërbyer edhe si deputet i Partisë Demokratike në dy legjislatura nga viti 1992.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts