Kanë nisur homazhet për ti dhënë lamtumirën e fundit ish-ministrit të Energjitikës, Dritan Prifti i cili u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme.
Homazhet po zhvillohen në ambientet e Muzeut Historik. Ndërsa në orën 13:00 trupi i tij do të përcillet për në banesën e fundit në varrezat e Shishtufinës.
Pas përpjekjeve të shumta, 49 vjeçari nuk arriti ta mposhtë sëmundjen e tij as me ndihmën e mjekëve të specializuar.
Prifti ka patur një karrierë të pasur politike ku ka qenë faktor kyç në bashkëpunimin e Partisë Demokratike me Lëvizjen Socialiste për Integrim në vitin 2009.