Thursday, April 25, 2024
HomeKulturëMbledhja e Qeverisë në Vlorë, Rama: Kanina shpallet zonë e mbrojtur

Mbledhja e Qeverisë në Vlorë, Rama: Kanina shpallet zonë e mbrojtur

-

 

Kryeministri Edi Rama ka publikuar vendimet e marra nga qeveria në mbledhjen e kësaj të premte në qytetin e Vlorës.

Një nga vendimet e rëndësishme të kësaj mbledhje ka qenë shpallja e Kaninës zonë të mbrojtur.

“Një nga vendimet e qeverisë ishte shpallja e qendrës së Kaninës, si zonë e mbrojtur, u shpall projekti i financimit të saj. Sistemimi i asaj zone që tashmë është zonë e mbrojtur kulturore”, u shpreh Rama.

Qeveria ka miratuar edhe disa vendime të tjera të rëndësishme kryesisht financime në infrastrukturë urbane.

Gjithashtu, kreu i qeverisë ka theksuar se është rënë dakord tashmë që çdo muaj anëtarët e kabinetit të qëndrojë në zonat e tyre elektorale për të qenë pranë komunitetit dhe inspektuar punët publike.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts