Saturday, January 25, 2025
HomeAktualitetShkodër, aksi 20 km që vështirëson jetën e mijëra banorëve

Shkodër, aksi 20 km që vështirëson jetën e mijëra banorëve

-

Janë 20 kilometra rrugë që lidhin Shkodrën me Mjedën dhe u shërben mijëra banorëve.

Por gropat, rrëshqitjet e gurëve e dherave, shtuar mungesën e sinjalistikës dhe ndricimin e kanë kthyer këtë aks te rrezikshëm ku nuk kanë aksidentet me pasoja

Banor: Sinjalistikë nuk ka.

Ndaj banorë e drejtues të mjeteve që qarkullojnë në këtë rrugë kërkojnë ndërhyrje.

E pyetur mbi këtë problematikë, kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi thekson qartë ndarjen e juridiksionit dhe përgjegjësinë e Autoritetit Rrugor.

AdemiPushteti lokal lobon dhe ne u rrimë me kërkesë duke u bërë me dije problematikën që kemi. Presim që të kenë angazhimin sipas kontratave që kanë secili kontraktor.

Të kontaktuar me telefon drejtues të ARRSH për Veriun ia faturojnë përgjegjësinë firmës së kontraktuar për mirëmbajtjen, duke paralajmëruar rishikim të kontratës.

Afrimi i dimrit dhe reshjet e shiut e bëjnë këtë rrugë edhe më të rrezikshme për shkak të rrëshqitjeve të dherave e gurëve nga Mali.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts