Tuesday, April 23, 2024
HomeKronikaArrestohen dy femra me 21 kg droge ne Muriqan

Arrestohen dy femra me 21 kg droge ne Muriqan

-

 

Muriqan, Shkodër

Policia Kufitare godet një tjetër rast të tentativës për “Trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike”

Sekuestrohet rreth 21 kilogramë lëndë e dyshuar si narkotike “Cannabis Sativa”

Arrestohen në flagrancë dy shtetas

Në vijim të punës për goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, nga shërbimet e Policisë Kufitare më datë 13.10.2017, u godit një tjetër rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike ku u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Maradona Bega,  23 vjeç, banues në lagjen Nr 1, Tiranë

Dornela S, 26 vjeçe, banuese në Tiranë,

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në dalje nga territori R.SH-së, në PKK Muriqan në mjetin tip Benz, me targë AA 479 HM, në pronësi të shtetasit Maradona Bega, shërbimet e Policisë Kufitare gjatë kontrollit konstatuan të fshehur dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 21 kilogramë  lëndë narkotike “Cannabis Sativa”.

Materialet i kaluan Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale të  “Trafikim i narkotikëve” kryer në bashkëpunim i mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 283/a/2 e 22 i Kodit Penal.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts