Tuesday, April 16, 2024
HomeAktualitetBojaxhi thirrje qytetarëve: Mblidhuni dhe mbroni Butrintin

Bojaxhi thirrje qytetarëve: Mblidhuni dhe mbroni Butrintin

-

I ftuar në studion e lajmeve në “Fax News”,  Gjergji Bojaxhi, anëtar i Forumit të Trashëgimisë Kulturore,  ka folur në lidhje me ndërtimin që po bëhet në Butrint.

Ai ka thënë se kjo  që po ndodh është e papranueshme në një kohë që shumë monumente të tjera kulture kanë nevojë për rikonstruktim shkohet dhe ndërhyhet në këtë mëbyrë në Butrint pa pyetur akënd.

I pyetur se a mund të ndalohet kjo që po ndodh në Butrint dhe se si mund të arrihet një gjë e tillë, Bojaxhi tha se një mënyrë është edhe që njerëzit të shkojnë fizikisht aty dhe të mbrojnë Butrintin

“Kjo mund të ndalohet, një mënyrë është edhe që një grup qytetarësh të shkojnë aty fizikisht për ta mbrojtur Butrintin”, tha ai.

Bojaxhi tha gjithashtu se ky është faji i politikës pasi kur vjen puna që një qytetarë i thjeshtë të bëjë një ndërtim ligji zbatohet por jo edhe kur njerëz të politikës apo me pushtet e bëjnë diçka të tillë.

Si ka mundësi që shteti shqiptar pas gjithë atij investimi që është bëërë nga shqiptarë dhe joshqiptarë për Butrintin që gjithë ajo pasuri, ajo vlerë të dalë në dritë, një ditë vetë shteti shqiptar ndëton aty pa u konsultuar as me UNESCO-n”, tha ai.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts