Saturday, April 20, 2024
HomeKulturëÇfarë ndodhi dje në eventin përkujtimor me rastin e datëlindjes së parë...

Çfarë ndodhi dje në eventin përkujtimor me rastin e datëlindjes së parë pa Dritëro Agollin

-

Autori i mjaft librave dhe një nga komponentët kyç të historisë së letërsisë shqiptare ndër vite, Driëro Agolli, do të festonte dje ditëlindjen e tij. Në përkujtim dhe nder të tij, Ministria e Kulturës në bashkëpunim me fondacionin “Dritëro Agolli”, organizuan në ambjentet Muzeut Kombëtar, një aktivitet përkujtimor ku morën jesë familjarë, miq dhe adhurures të tij. Bashkëshortja Sadija dhe e bija Elona, ishin prezente ku si surprizë për këtë datëlindje të parë pa Dritëroin, ato prezantuan para publikut shqiptar dhe dy libra të rinj të papublikuar më parë dhe të gjetur nga kërkimet në raftet e tij, pas vdekjes. “E bukura,  lozonjarja, tokësorja grua” dhe një libër me “Aforizma”, janë përgatitur me shumë kujdes nga e bija e tij, Elona e cila i prezantoi dje për herë të parë. Në këtë event, u recituan nën tingujt e  muzikës, shumë nga poezitë e tij.

Aktorë të ndryshëm të Akademisë së aArteve, Zj. Justina Aliaj, Edona Haklaj, ishin vetëm disa nga ata që recituan poezitë më të bukura të autorit si “Ju desha”“Pas ndarjes”“Gruaja ime Sadija”“Gruaja ka dalë nga brinja e burrit”. Profesor Shaban Sinani dhe poeti Ilirjan Zhupa, i cili është njëkohësisht dhe redaktor i librit të ri që sapo u publikua nga e bija e Dritëroit, mbajtën gjithashtu një fjalim në nder të tij. Në sfond u vunë dhe poezi të recituara nga vetë Dritëroi, si “Dashuri e vështir딓Mos ma kujto”“Pleshti”. Një valle Devollite nga kërcimtarë të vegjël dhe recitime nga aktorë të teatrit, ishin disa nga momentet më emocionuese.

Këngëtari Ardit Gjebrea këndoi live këngën “Kur të jesh mërzitur shumë” që është njëkohësisht një nga poezitë më të bukura të Dritëro Agollit. Konica. al ju përcjell disa nga fotot e eventit të djeshëm dhe fjalën e së bijës, Elonës, e cila e emocionuar, arriti të rrëfente disa nga momentet e fundit të autorit të madh e të paharrueshëm shqiptar.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts