Saturday, October 5, 2024
HomeAktualitetEkstradohet nga Zvicra, Shkodrani i denuar me 20 vite burg

Ekstradohet nga Zvicra, Shkodrani i denuar me 20 vite burg

-

Shkodër

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim

Ndalohen dy shtetas në kërkim nga policia

Më datë 13.10.2017, në VKK Rinas, u ekstradua nga Zvicra dhe u dorëzua në Burgun 313 Tiranë, shtetasi në kërkim:

Arben Mlloja, 44 vjeç, banues në fshatin Berdicë, Shkodër

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Apelit Shkodër me vendim Nr. 355 datë 03.10.2013 , e ka dënuar me 20 vite burg për veprën penale të “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese e mbetur në tentative” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake e municioneve” parashikuar nga nenet 79/dh , 22 e 278/2 të Kodit Penal.

Gjithashtu u ndalua shtetasi në kërkim Eduard Gjergjvataj, 27 vjeç, banues në fshatin Rranxa, Bushat, Vau Dejës, pasi Gjykata e Apelit Shkodër, me vendim Nr. 435, datë.01.01.2009, e ka dënuar me 8 muaj burg për veprën penale të “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts