Sunday, January 26, 2025
HomePolitikëKonferenca me gazetarët/Basha: Emergjencë kombëtare largimi i Edi Ramës

Konferenca me gazetarët/Basha: Emergjencë kombëtare largimi i Edi Ramës

-

Pas ngritjes së komisionit për reformën zgjedhore, Lulzim Basha thotë se prioriteti i opozitës është të dekriminalizojë zgjedhjet dhe të shkëpusë lidhjet e poltikës me krimin. Ai e cilësoi emergjencë kombëtare largimin e Edi Ramës, ndërsa i bëri apel ndërkombëtarëve që të bëjë publike emrat e politikanëve të lidhur me familjet mafioze.

Deklaratën e Kryeministrit se agjentë amerikanë dhe të Bashkimit Europian do të vijnë për të asistuar luftën kundër krimit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e cilësoi gënjeshtër.  Rama, tha ai, përdor këtë çështje për ti ikur të vërtetës.

Basha: Nuk ka agjentë ndërkombëtarë që të vijnë të merren me krimin në Shqipëri. Kjo është detyrë e qeverisë shqiptare, është detyrë e institucioneve shqiptare, është detyre e policisë shqiptare. Ka patur tash 27 vite misione ndërkombëtare që ndihmojnë policinë, ndihmojnë prokurorinë, ndihmojnë organet e ligjzbatimit. Këtu s’ka asgjë të re. Prandaj ishte një gënjeshtër sa për të hedhur lumin e ditës së premte në Parlament.

Në një komunikim me gazetarët Basha, përshëndeti denoncimet e Ambasadorit amerikan Donald Lu, por kërkoi nga ai që të bëjë publike emrat e politikanëve të lidhur me familjet mafioze.

Basha: Është e pamjaftueshme kjo. Komuniteti ndërkombëtar, përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar tani duhet të përmendin me emra politikanët e lidhur me këto klane kriminale, me këto familje kriminale.Opozita e ka bërë, do të vazhdojë ta bëjë. Dhe më e rëndësishmja, qytetarët duhet të ndërgjegjësohen që këto familje kriminale dhe këto klane kriminale janë hiç asgjë po nuk patën mbështetje politike, po nuk patën mbështetjen e kryeministrit, ministrave përkatës, të deputetëve. Pa këto, janë zero me hiç.

Situata me krimin në Shqipëri është emergjencë, tha Basha, për shkak të lidhjeve me politikën. Ndaj njoftoi se objektivi kryesor i opozitës për reformën zgjedhore do të jetë dekriminalizmi i  zgjedhjeve.

Basha: Na duhet të kemi një sistem që dekriminalizon të gjithë proçesin zgjedhor që kriminelët, të gjendur përballë forcës së pakundërshtueshme të ligjit, të ndalohen nëse tentojnë të jenë pjesë e procesin elektoral. Reforma nuk e zgjidh dot këtë sepse reforma mbetet në letër. Që të goditet krimi, duhet në radhë të parë, të goditen drejtuesit politikë, kupola politike e krimit.Pa ndodhur kjo, gjithçka mbetet fasadë, mbetet kozmetikë.

Reforma zgjedhore, tha Basha, nuk mjafton për të luftuar krimin në politikë, ndaj ai i bëri thirrje qytetarëve të ndërgjegjësohen duke theksuar se emergjencë kombëtare largimin e Edi Ramës. I pyetur për bashkëpunimin me LSI-në, Basha dha këtë përgjigje.

Basha: Nuk mendoj se këtu është rasti për të pasur marrëveshje, këtu është për të treguar me vepra se në cilën anë jemi, jemi në anën e shqiptarëve të thjeshtë, të ndershëm, të atyre që nuk paguajnë dot këstet e huasë, që nuk paguajnë dot ushqimet bazë, që nuk paguajnë dot për ngrohjen e shtëpisë, të atyre që nuk u shkon mendja të bëjnë pushime krahasuar me çdo popullsi të Ballkanit, të atyre që po ikin si askush tjetër në Europë nga vendi i tyre, apo, jemi në anën e xhepave, interesave korruptive ekonomike të klasës politike të bërë njësh me krimin.

Duke u ndalur tek situata ekonomike, Basha njoftoi se nga e diela do të nisë një takim me biznesin e vogël kundër asaj që  e cilësoi çmenduri, vendosjen e TVSH-së.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts