Sunday, February 5, 2023
HomeAktualitetRama: Ndjekje penale për shefat e komisariateve që dredhin zinxhirin dhe pinë...

Rama: Ndjekje penale për shefat e komisariateve që dredhin zinxhirin dhe pinë raki

-

Ndërtimi i paligjshëm në lumin Vjosë që çoi në shkrirjen thuajse të komisariatit të Përmetit dhe Këlcyrës ka bërë që Kryeministri Edi Rama të theksojë se edhe krimi mjedisor do t’u kushtojë shumë drejtuesve të Policisë që mbyllin sytë para këtij lloj krimi, “dredhin zinxhirin dhe pinë raki”.

Në mbledhjen e qeverisë në Vlorë, Rama tha: “Dua ta përshëndes Policinë e Shtetit për ndalimin e një krimi mjedisor në Vjosë; çdo krim që zbulohet nga media dhe qytetarët e që nuk shihet akoma nga policia është një mbyllje sysh dhe që praktika e nisur dje duhet zhvilluar.

Mbyllja e syve duhet ndëshkuar deri edhe me ndjekje penale për ata drejtues të Policisë së Shtetit, shefa komisariatesh që dredhin zinxhirin dhe pinë  raki ndërkohë që pas shpinës së tyre ndodhin krime të tilla.

Kjo është një zonë ku ne kemi ëprjetuar një problematikë kriminale me djegien e pyjeve; një zonë që duhet mbrojtur në shumë elementë të natyrës dhe drejtues të Policisë së Shtetit duhet ta kenë të qartë e ky krim mjedisor është njesoj si krimet e tjera dhe ata me uniformë në territor duhet ta kenë të qartë se sikurse janë aty për qetësinë publike, edhe prerja e një peme të vetme nuk mund të kalojë pa dnëshkim. Nëse ata refuzojnë të zbatojnë ligjin, shteti dhe ligji do të veprojnë ndaj tyre,” theksoi kryeministri.

NGJARJA NE VJOSE

Nga Policia e Këlcyrës është konstatuar grumbullimi i materialeve dhe fillimi i punimeve për devijimin e një burimi natyror uji në Vjosë në datë 5 shtator 2017. Megjithatë ngjarja nuk është raportuar pranë strukturave përgjegjëse, nuk u kryen veprimet proceduriale dhe nuk u referua çështja në Prokurori. Drejtuesit e Drejtorisë Vendore nuk kanë ushtruar përgjegjësinë ndaj strukturave në varësi për raportimet për kontrollin e teritorit. Kontrolli i territorit, në të cilin përfshihet edhe ruajtja e mjedisit nga çdo lloj krimi mjedisor është detyrë e strukturave të Policisë Vendore.

Për shkeljet dhe mangësitë e konstatuara u morën këto masa:

• U shkarkua nga detyra Shefi i Komisariatit të Policisë Përmet, Kryekomisar Gazment Shehu;

• U shkarkua nga detyra Shefi i Stacionit të Policisë Këlcyrë, Nënkomisar Edmond Anxhara;

• U përjashtua nga Policia e Shtetit Inspektor Dashnor Jakupi, Specialist i Policisë së Zonës;

• U dha ‘Vërejtje me paralajmërim’, për Zëvendësdrejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, Drejtues Koço Dafa;

• U dha ‘Vërejtje’, për Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, Drejtues i Parë Lorenc Panganika.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme pas veprimeve hetimore, referoi materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Përmet për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, në bazë të nenit 248 të Kodit Penal për punonjësit e Policisë:

• Kryekomisar Gazment Shehu, Shefi i Komisariatit të Policisë Përmet;

• Nënkomisar Edmond Anxhara, Shefi i Stacionit të Policisë Këlcyrë;

• Inspektor Dashnor Jakupi, Specialist i Policisë së Zonës.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,696FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts