Thursday, March 28, 2024
HomePolitikëRama ngre dolli ne Vlore,Basha ka meriten per zgjedhjet me te qeta...

Rama ngre dolli ne Vlore,Basha ka meriten per zgjedhjet me te qeta ne histori

-

 Kryeministri Edi Rama prej dy ditësh ndodhet në Vlorë, ku ka mbledhur qeverinë në këtë qytet si dhe ka zhvilluar bashkëbisedime me qytetarët. Gjatë një dreke në familjen e Viron Micit në Kaninë nuk kanë munguar batutat dhe thumbimet. Rama tha se kryedemokrati Lulzim Basha ka meritën për zgjedhjet e më të qeta në histori, por sipas tij tashmë atë e ka kapur ankthi sepse nuk kanë stofin e liderit.

“Jemi në hall të madh, se mendova se hymë në fazë të re dhe me thënë të drejtën është meritë e Lulzim Bashës që u bën zgjedhje të qeta, më të qetat që janë bërë ndonjëherë, të parët që nuk kishte rënie të konsumit, zgjedhje me më pak para nuk janë bërë kurrë, as postera, as historira, as zhurma. Mirëpo e rrëmbeu ai ankthi që rrëmben ata që nuk kanë stofin e liderit, nuk e kanë atë, se liderët nuk është kollaj, e futi në atë kompleksin që jo ti, jo ti dhe u kthye në atë histori jo krimi, jo droga, jo budallallëqe, por na vënë në pozita atje se nuk bën dot një debat normal dhe përfshihemi dhe ne dhe duket se jemi të gjithë njësoj atje dhe unë u kam thënë kolegëve që të enjten nuk kemi ca bëjmë, do respektojmë institucionin, njerëzit do zoti na e bëjnë halla atë, pastaj jashtë asaj dite nuk kemi asnjë punë, as ti shajmë as ti sulmojmë, as hic”- tha Rama.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts