Friday, January 17, 2025
HomePolitikëMeta, promovon turizmin, në këmbë nga Thethi në Valbonë (Video)

Meta, promovon turizmin, në këmbë nga Thethi në Valbonë (Video)

-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka vendosur të promovojë bukuritë e Alpeve Shqiptare, Luginën e Valbonës dhe Thethin.

Metës i janë dashur 4 orë për të përshkuar në këmbë distancën nga Thethi në Valbonë, duke kaluar nëpër shtigje të vështira.

Presidenti është shprehur i mrekulluar nga bukuritë natyrore që ofrojnë Alpet shqiptare, teksa i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të mos e humbasin mundësinë që të vizitojnë këto vende të rralla turistike.

“Mos mendoni të dashur miq se jam në Tirol të Austrisë apo diku tjetër në Alpet e Evropës. Jam te ‘Syri i Kaltër’ në Theth të Shqipërisë, në Alpet më të bukura në botë. Mos e humbisni mundësinë për të vizituar ‘Syrin e Kaltër’ këtu në Theth në zemrën e Alpeve tona”, – thotë z. Meta në një video të postuar në faqen e tij në facebook.

https://www.facebook.com/1477517792294489/videos/1549423111770623/

 

 

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts