Friday, March 29, 2024
HomeAktualitetRama e dorëzon sovranitetin e Shqipërisë: Në vend do të vijnë agjentë...

Rama e dorëzon sovranitetin e Shqipërisë: Në vend do të vijnë agjentë të huaj për të luftuar krimin

-

Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar “të fortët” e vendit që të zhduken e të mos dalin në rrugë se do ti arrestojë policia.

4 vitet e shkuara duket se shteti i drejtuar nga Rama nuk ka dashur ti kapë këto të fortë, por tani që timonin e ka vetëm, Rama ka vendosur që të hedhë në treg edhe një tjetër teori, që e tha për herë të parë në Kuvend.

Sipas tij, në Shqipëri do të zbarkojnë agjentë nga SHBA dhe Gjermania për të arrestuar personat e kërkuar, për të zbuluar korrupsionin e vepra të tjera të rënda penalë.

Të gjithë këto, kryeministri i Shqipërisë, që duket se do ta dorëzojë sovranitetin tek vendet miqe, i ka bërë publike në “komunikimin javor’.

Në fjalën e tij Rama tha se do të vihen para drejtësisë të gjithë kriminelët dhe të fortët, duke u sekuestruar asetet kriminale të përfituara prej tyre. Por deri tani policia veç ka ndaluar makinat lukosoze.

“Ka nisur beteja për të sekuestruar asetet kriminale të përfituara nga këto rrjete, do çojmë para drejtësisë të fortët’ të mësuar prej shumë vitesh të lëvizin të lirshëm.

Kjo betejë ka nisur dhe në bashkëpunim me ndërkombëtarët dhe falë një skuadre anti-krim amerikane ne do ta vazhdojmë betejën ditë për ditë, këmba këmbës”, tha Rama.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts