Rajoni i Lezhës po tërheq gjithnjë e më shumë vemendjen e të huajve, të cilët kërkojnë ta eksplorojnë këtë zonë.
Një kroçere me 100 turist anglezë mbërriti këtë të shtunë në brigjet e Shëngjinit, ku turistet të orjentuar nga agjensitë turistike vizituan asetet turistike e historike si dhe shijuan gastronominë e Lezhës. Si destinacion kryesor ata kishin fshatin Fishtë ku qëndruan për disa ore, duke provuar gatimet e Mrizit të Zanave i cili është i njohur në mbarë boten.
Turistet thonë se Shqipëria është një vend që ja vlen të vizitohet, pasi të ofron gjithçka që kë kërkon.
“Është hera e parë që vij në Shëpëri dhe po më pëlqen shumë ky vend. Kam qenë gjithmone e tërhequr për të vizituar Shqipërinë dhe ballkanin, pasi është një zonë e panjohur për anglezet. Do t’i thoja të gjithë miqve që të vinin këtu në Lezhë, pasi është një vend fantastik”
“Sidomos këtu në fshat ushqimi në restorant është shumë i mirë. Jam shumë i kënqur dhe do të vij sërish këtu, pasi ka dhe një mikpritje shumë të mire dhe kjo po na habit.”
“Jam vërtet e mrekulluar nga gjithçka që kam parë këtu.Keni një histori shumë të lashtë dhe gatimet janë shumë të shijshme.”
Kuzhinieri i njohur Altin Prenga thotë se është shumë i surprizuar, pasi se kishte menduar ansjëhere që mund te kishte rezervim nga kroçera me turist nga vende të ndryshme të botes.
Drejtori i Agjensisë së Bregdetit Auron Tare shprehet se ardhja e kroçerave në Shëngjin është një shprese për turizmin e zones, por nga ana tjeter dhe një thirrje për autoritetet lokale për të krijuar kushte të përshtatshme.
Përfshirja e Shëngjinit në harten e porteve turistike të rajonit, ka bërë që kroçerat ta kenë si destinacion këtë port.