Në takimin për projektin për Diasporën dhe Migracionin, kryeministri Edi Rama e nisi fjalën e tij me një falënderim të veçantë për LSI-në.
Pas bashkëqeverisjes dhe një raporti konfliktual që nisi që para zgjedhjeve dhe akuzave të forta në vazhdim, Rama falederoi përfaqësuesit e LSI-së, që janë pjesë e këtij takimi, sipas tij, shumë të rëndësishëm.
“Falënderoj posaçërisht përfaqësuesit e LSI dhe nuk është sekret që do të dëshironim shumë që me të njëjtën gatishmëri, sens të interesit të përbashkët që përfaqësuesit e kësaj pjese të opozitës të kishim këtu edhe përfaqësuesit e opozitës së PD se kjo është temë që nuk ka qasje majtas e djathtas, por qasje unifikuese kombëtare”- tha Rama