Ne prag te ndeshjes me FC Zimbru Chișinău drejtuesit e akademise Vllaznia kane dale ne nje konference per shtyp. Dy drejtuesit me te larte Qarshif Hoxha dhe Alban Hasani i bene thirrje qytetareve te Shkodres qe te mbeshtesin 19 vjecaret e VLlaznise diten e merkure ne oren 18:00 ne sfiden e Champions Lige perballe ekipit Moldav.
Ata theksuan se gjendja e ekipit eshte shume e mire dhe jane rikthyer edhe lojtaret qe mungonin ne ndeshjen e pare prandaj, Vllaznia do te kerkoje vetem kualifikimin.
Per ndeshjen Vllaznia U19 – FC Zimbru Chișinău U19 qe do te luhet ne “Loro Borici”, diten e merkure, ne oren 18:00, hyrja ne stadium do te jete e lire.