Ashtu sic deklaroi pak dite me pare per Tv1-Channel kryetarja e bashkise Voltana Ademi, sot Keshilli Kombetar i Territorit ka miratuar planin vendor te bashkise. Ky lajm behet i ditur nga vete ky instititucion permes faqez zyrtare ne facebook.
“MIRATOHET PLANI I PËRGJITHSHËM VENDOR I SHKODRES
Bashkia Shkoder, sot ka dokumentin themelor te zhvillimit.
Një tjetër premtim i mbajtur për banorët e Shkodrës!
Këshilli Kombëtar i Territorit i ka hapur dritën jeshile të këtij plani vendor të Bashkisë Shkodër.
Shkodra ka tashmë “kushtetutën” e zhvillimit. Me asnjë kundërshtim, KKT miraton këtë plan, një arritje historike për çdo banor të Bashkisë Shkodër, nga Thethi në Velipojë. Një hap i madh për zhvillimin e Shkodrës, zhvillimin e potencialeve, resurseve dhe territorit tonë të përbashkët.”