Avokatët penalistë në vend janë pozicionuar kundër amendamentit që ish-ministri Saimir Tahiri ka propozuar në Kuvend, sa i përket sanksionimit si “Vrasje” të rasteve kur drejtuesi i automjetit realizon një aksident me pasojë vdekje dhe largohet nga vendi i ngjarjes.
Sajmir Vishaj: Në momentin që drejtuesi i automjetit konsumon këtë element të figurës së krimit dhe braktisja nga vendi i ngjarjes, nuk emndoj se duhet të kemi risi, pasi neni 323 i kodit penal parashikon “largimin drejtuesit të automjetit nga vendi i ngjarjes” dhe është një dispozitë. Pra, e kemi këtë dispozitë dhe nuk mund ta konsiderojmë “vrasje” pasi ndryshon tërësisht elementët e anës subjektive e cila parashikohet që “Vrasja e kryer me dashje” ndryshon tërësisht nga “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” ku pasojat vijnë nga pakujdesia.
Nga ana tjetër, Vishaj thotë se ndërhyrja në kod për çështjen e drogës është domosdoshmëri, pasi në burgje mbeten vetëm hallexhinjtë dhe jo kokat e drogës.
Sajmir Vishaj: Ka ardhur koha dhe momenti që projekt-propozimet janë të detyrueshme përsa i përket sasisë dhe llojit të lëndëve narkotike, pasi në burgjet tona kemi të dënuar njëlloj ata që janë kapur me 2 ose 5 gram drogë apo me 100 kilogram lëndë narkotike. Ka ardhur koha që të përcaktohet lloji dhe masa e dënimit, në varësi të llojit dhe masës së lëndës narkotike.
Vishaj komenton edhe amendamentin e propozuar për dënimin e dhunës ndaj kafshëve,ku thekson se ky fenomen duhet të përbëjë vepër penale.
Sajmir Vishaj: Janë të domsodoshme pasi ende kemi një vakuum, sidomos në lidhje me vrasjen ose keqtrajtimin e kafshëve. Keqtrajtimi, vrasja ose dëmtimi i tyre dueht të përbëjë vepër penale.
Ekspertët e policisë rrugore kanë propozuar, se gjithkush që shkakton aksident me pasojë vdekjen dhe largohet nga vendi i ngjarjes, atëherë mund të akuzohet për “Vrasje”, propozim që është bërë kohë më parë edhe nga ish-ministri i Brendshëm.
Për këtë, por edhe ndërhyrjen në kodin penal për drogën dhe dhunën ndaj kafshëve, vetëm pak ditë më parë Tahiri çoi në Kuvend amendamentet, ku kërkoi shqyrtimin e tyre.