Problemet teknike – Lotaria Amerikane rinis nga e para, aplikimet nga 18 tetori-22 nëntor

0
1235

Procesi i aplikimit për Lotarinë Amerikane do të rinisë nga e para dhe të gjithë ata qytetarë shqiptarë që kanë kryer aplimin do të duhet ta ribëjnë sërish atë.

Përmes një njoftimi në fb, Ambasada amerikane në Tiranë bën me dije se “për shkak të problemeve teknike, periudha e regjistrimit për Lotarinë DV-2019 do të rifillojë nga e para”.

Të gjitha regjistrimet e bëra përpara datës 18 tetor 2017 do të duhet të ribëhen në mënyrë që të merren në konsideratë.

“Ne na vjen keq për shqetësimin e krijuar për aplikantët e vizave të shumëllojshmërisë. Për të siguruar drejtësi dhe për të mbrojtur integritetin e procesit për të gjithë ata që janë të interesuar, ne duhet ta rifillojmë procesin e regjistrimit për këtë vit (DV-2019)”.

Periudha e re e regjistrimit për Lotarinë DV-2019 do të hapet të mërkurën, 18 tetor 2017, në orën 18:00 ora lokale e Shqipërisë dhe mbyllet më 22 nëntor 2017, ora 17:00 ora lokale e Shqipërisë.

Nëse keni ndonjë pyetje mbi regjistrimin mund të shkruani në faqen zyrtare në fb të Ambasadës.

Udhëzimet e Lotarisë gjenden tek faqja e Ambasadës në: https://goo.gl/5SjV6h#AskAnna

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here