Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili tha se dy shinat kryesore të reformës zgjedhore janë të ndalohet kriminalizimi dhe shit-blerja e votës.
Në një dalje për mediat, nga selia e LSI, Vasili tha se e gjithë opozitë do të jetë në sinkron të plotë në lidhje me këtë çështje.
Vasili: Thelbi dhe dy shinat ku reforma zgjedhore duhet të ecë në rast se ajo duhet të jetë e besueshme që transformon rrënjesisht zgjedhjet e shqiptarëve, që transformon rrënjesisht rezultatin që del nga zgjedhjet dhe që prodhon qeveri legjitime, është të ndalohet shit-blerja e votës dhe kriminalizimi i saj pra përfshirja e kriminalëve edhe si kandidatë edhe si mbështetës nëpër fushata zgjedhore. Pa dhënien e përgjigjes për këto dy cështje cdo element dhe cdo kozmetikë tjetër në reformën zgjedhore do të riciklonte farse të tjera më të shëmtuara dhe zhytjen e vendit në një antidemokraci të thellë, pasi vota do të ishte bërë pis dhe i konpromentuar. Pra në sinkron të plotë, besoj e gjithë opozita në këtë çështje do të jetë në një front të bashkuar, pasi po nuk u dhanë këto përgjigje baronët e drogës dhe krimit do mbajnë telekomandën e pushtetit.