Rrinë në kafe, por nuk pinë shumë kafe. Si renditen shqiptarët në botë për konsumin

0
530
    • E shkurtër apo e gjatë, me qumësht apo shqeto, kafeja është pikënisja e ditës për shumë nga ne. Kafeja njihet për efektet që jep në organizmin e njerëzve. Kafenetë janë bërë vend i parapëlqyer i shqiptarëve. Nuk ka tjetër institucion social që të ketë atë ngarkesën e tyre. Këtë e dëshmon dhe rritja e importit të kafesë në vend.

 

Sipas të dhënave nga dogana, importi i kafesë ishte 8,884 tonë në 2016-n. Në pesë vitet e fundit, importi i kafesë ka shënuar një rritje me gati 30%. Vendet kryesore nga të cilat importohet kafeja drejt vendit tonë janë Greqia dhe Italia.

Megjithatë, edhe pse importet e kafesë janë rritur ndjeshëm, përsëri jemi të fundit në rajon për sa i përket konsumit për frymë.

Nga të dhënat e përpunuara nga Monitor, bazuar në importin e publikuar nga Doganat dhe shifrat e popullsisë së INSTAT, një shqiptar konsumon mesatarisht 3.1 kg kafe në një vit, më e ulëta në rajon.

Të parët në rajon për konsumin më të lartë të kafesë janë serbët. Një serb konsumon mesatarisht 5.4 kilogramë kafe për frymë. Të dytët renditën boshnjakët me 4.3 kilogramë për frymë.

Kush konsumon më shumë
Ndër vendet me konsumin më të lartë për frymë të kafesë janë Vendet Skandinave. Vendi i parë në botë për konsumin e kafesë është Finlanda me 9.1 kilogramë kafe për frymë në vit. Të dytët me konsum të lartë renditen norvegjezët, të cilët sipas të dhënave, konsumojnë rreth 7.2 kilogramë për person gjatë një viti.

Vendet aziatike më pak
Nga të dhënat e përpunuara të konsumit të kafesë për frymë, vendet aziatike kanë sasinë më të ulët të konsumit për frymë të kafesë në botë. Kjo lidhet edhe më kulturën e këtyre vendeve, të cilët konsumojnë çaj në vend të kafesë.

Fakte interesante:
500 bilionë filxhanë kafeje konsumohen në të gjithë botën.
25 milionë njerëz mbajnë familjen me kultivimin e kësaj bime.
Ekzistojnë vetëm 2 lloje, arabica & robusta.
Burim për 75% të kafeinës, më shumë se çdo pije tjetër.
Dyqanet e kafesë janë biznesi me rritjen më të shpejtë. Rritja vjetore përllogaritet 7%.
90% e prodhimit bëhet në vendet në zhvillim, ndërsa konsumi në vendet e industrializuara.
Finlanda është vendi që konsumon më shumë kafe për banorë. /Monitor/

konsumi-i-kafese-kg-per-fryme

importi-i-kafese-ne-ton

LEAVE A REPLY