Biznesmeni dhe deputeti i PD Agron Shehaj “gozhdon” kryeministrin Edi Rama për skemën e TVSH-së ndaj bizneseve të vogla.
Shehaj, si një njohës i mirë i ekonomisë, shpjegon tre efektet që do të sjellë vendosja e TVSH për këto biznese ndërsa e fton Ramën e këdo tjetër të përballet me të në një debat publik.
“Përfshirja në skemën e TVSH të bizneseve të vogla do ketë disa efekte të pakontestueshme, më konkretisht:
1) rritjen e çmimeve në masën deri në 20%, sidomos për bizneset e vogla që ofrojnë shërbime (parukeri, bar, etj.) Rritja e çmimeve do ulë fuqinë blerëse të konsumatorëve.
2) penalizim deri në mbylljen e bizneseve të vogla. Si pasojë e rritjes se çmimeve bizneset e vogla do vuajnë më shumë konkurrencen e bizneseve të medha të cilat do avantazhohen nga ky ligj.
3) rritja e kostove te bizneseve të vogla për efekt të përmbushjes së procedurave tatimore të TVSH.
Këto janë vetëm disa nga efektet negative. Jam i gatshëm të ballafaqohem publikisht me këdo që përpiqet të mohojë këto të vërteta.
Çdo person që e mendon ndryshe (ministra, deputetë, përfaqësues të biznesit, studiues), e ftoj të shkojmë përtej deklaratave dhe të diskutojmë në një debat publik dhe transparent mbi efektet e këtij ligji.