Në dosjen e plotë të autoriteteve italiane prej 416 faqesh të publikuar nga kryedemokrati Lulzim Basha, pikërisht në faqen 100 të saj del biseda mes dy trafikantëve Moisi Habilaj e Sabaudin Çelaj që përmendin ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Zbardhet biseda e plotë e përgjuar teksa ata udhëtonin në një Fiat Bravo me targa DG826NA në 16.12.2013. Trafikantët mes të tjerave thonë se Tahiri i përdorte paratë që ata i jepnin për fushatë, e për një të tillë i duhen 20 milionë.
Përgjimet në makinën Fiat Bravo, targa DG826NA, në pronësi të Habilajt, ora 12.30 i datës 16.12.2013
Teksa makina është në ecje në bord ndodhen Moisi Habilaj dhe Sabaudin Celaj, i njohur si Sabi.
Moisiu: Do ketë gjetur ndonjë gjë Pippo
Sabi: …po pse e marrin në punë këta?
Moisi: eh..ka dhe një magazinë të vogël këtu
Sabi: po..aty ka një frigorifer të madh
Moisi: ..hera e fundit që e kanë ngarkuar …hera e fundit…
Sabi: ..ehh…po
Moisi: ..shkojmë të marrim ndonjë kostum të përshtatshëm e të mirë për ne
Sabi: ..jo jo…a jemi kushërinj apo ça (qeshin të dy)…sa na kanë mbetur?…1000 euro?…i harxhojmë edhe ato..dua të marr diçka për Artanin
Moisiu: …po jo më, se kemi para…a do të marr ndonjë gjë për ty?
Sabi: …ndonjë veshje serioze
Të dy flasin për një njeri me pushtet me emrin “Saimir Tahiri (deputet në Shqipëri), njeri i polikës. Moisi Habilaj thotë “ka më shumë se ne ai”. Ndërsa Sabi replikon duke thënë “Saimiri ka vetëm emrin (në kuptimin e famës dhe pozicionit) por që nuk beson se ka më shumë para se ata. Moisiu thotë se Saimir në një muaj ka bërë minimumi 5 milionë euro në muaj. Ndërsa Sabi thotë se ai këto para i ka humbur në fushatën elektorale.
Moisiu thotë që atij (Saimirit) nuk i mjaftojnë as 20 milionë në një fushatë elektorale. Sabi thotë që ai ka thënë se për nipin e tij mjaftojnë 10 mijë euro në muaj për “punën” që bën dhe thotë që “ai do të na hynte në punë, por ky nipi është një tip i keq”. Moisiu i thotë që “nuk i intereson nëse është tip i keq apo jo”. Sabi i thotë që “e rëndësishme është që të mos i bëjë pyetje dhe të mos përmendë emra dhe se akoma më me rëndësi është të mos i dalë emri që i dhanë paratë atij”. Moisiu i thotë që “jo, dhe se nuk beson se do të ndodhë”. Sabi përsërit që ka frikë se mos nipi flet me të tjerë që i ka dhënë para atij (përmend emrin e Saimirit)
Biseda në orën 12:38:10
Sabi: …do dyfishin…
Moisiu: …ai nuk është dikush që kërkon debat, që të merret me diskutime për shumën…në fakt ai i mendonte thasët me 20…
Biseda në orën 12:41:10
Moisiu: …dhe për paketim duhen përmasat 5×5
Sabi: …i bëjmë nga 5 kg, se i presojmë pastaj
Moisiu: …i bëjmë nga 20
Biseda në orën 12:48:40
Sabi: …më pas shkoj unë vetëm tek karburanti (përmend emrin e grekut Sebastiano)…do i them që do vijmë…por nesër (përgjim i pazbardhur)…do e vendosim në garazh
Moisiu: Çfarë do bëjmë sot?
Sabi: (përgjim i pazbardhur)…do shkojmë…