Që në nisje të konferencës ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i cilësoi “pallavra kriminelësh” përgjimet e dala sot në media ku Habilajt përmendnin emrin e tij si personi me të cilin ndanin paratë e fituara nga trafiku i drogës. Tahiri tha se nuk do të rrinte duarkryq por do punote që të zbardhet e vërteta.
Ai pranoi se i kishte kushërinj të dhjetë Hbiljat dhe tregoi gafën e vetme që ka bërë në raport me ta.
“Kam bërë gabimin e parë dhe të vetëm që rreth katër vite më parë iu kam shitur makinën kushërinjve të 10-të, pa e verifikuar, mbaj përgjegjësi të plotë për ketë veprim. S’kam pasur asnjë raport aq më pak të paligjshëm me ta. Dënoj çdo veprimtari të paligjshme edhe këta që s’kanë hezituar të përdorin emrin tim. Shpresoj që drejtësia t’i dënojë”,- tha ai.
Tahiri s’ka kërkuar gjë tjetër veçse të zbardhet e vërteta. “S’kam ndërmend ti shtrij kujt dorën, jam gati për çdo hetim do luftoj vetë që çdo e vërtetë të zbardhet deri në fund”.