Në qendër të një skandali, pas zbulimit të përgjimeve të trafikantëve të drogës, kushërinj të 10-të me ish-ministrin Saimir Tahiri, ky i fundit ka dalë sot në një konferencë të menjëhershme për shtyp.
Ndonëse pretendoi se është përdorur qëllimisht nga ta, ai ka kërkuar falje për gjithçka ka ndodhur. Në radhë të parë prindërve, e familjes e më pas çdo personi që e ka besuar e mbështetur deri më sot.
“Iu kërkoj falje prindërve dhe familjes time çdo shqiptari që ka besuar tek unë. Besimin që ma kanë dhënë njerëzit e kam borxhin më të madh”,- tha ai.
Por në fjalën e tij, ai i dha një mesazh kryeministrit Rama e deputetëve të PS-së se nuk kërkonte nga askush prej tyre mbrojtje.
“Nuk kërkoj nga askush të më mbrojë, as nga kolegët e grupit dhe as nga kryeministri vetë”, tha ai ndërsa u shpreh se do t’i shkonte deri në fund kësaj çështje.