Berisha publikon foto ku ndodhet Rama dhe ministrat ne nje dreke te paguar nga Habilajt ne Vlore

0
1759

Ndërsa ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është vënë në shënjestër pas kapjes së bandës së shqiptarëve të akuzuar për trafik droge nga Shqipëria në Itali, mes tyre edhe një kushëri i largët i tij Moisi Habilaj, nuk mungojnë akuzuar edhe për qeverinë dhe kryeministrin.

 

 

Ish-kreu i qeverisë Sali Berisha ka publikuar një foto, ku sipas tij ndodhet Edi Rama dhe ministrat në një drekë të paguar pikërisht nga Habilajt në Vlorë.

 “Në foto; Noriega dhe narko-ministrat e tij në dreken e paguar nga Habilajt në Vlorë!”, shkruan Berisha.

Beri fb

Si Berisha ashtu edhe opozita kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe largimin e qeverisë pas përgjimeve të publikuara nga autoritetet italiane për bandën e drogës ku përmendej edhe emri i Tahirit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here