“E kanë nisur që nga viti 1998. Janë marrë me trafik droge që në fillim.
Këta kanë qenë goxha aktivë. Vonë shumë kanë hapur një biznes legal në Vlorë. Në 2010-ën kishin hapur një biznes për transport fruta-perimesh me Italinë dhe kishin vetëm një kamion. E mbaj mend kamionin e tyre. E shihja që shihnin se si jetonin në luks këta persona. Kishte disa biznesmenë të tjerë me disa kamionë dhe nuk u dilte biznesi”, deklaroi ditën e djeshme Zagani.
Në vitin 2010, kur Habilajt, sipas Zaganit nisën të transportinin drogë me kamion drejt Italisë, ministër i Brendshëm ishte Lulzim Basha.
Nëse një lidhje e tillë provohet, atëherë shtrohet pyetja se përse njeriu që sot akuzon qeverinë për lidhjet e saj me Habilajt, në kohën kur ishte vetë ministër i Brendshëm nuk bëri asgjë për frenuar trafikun e drogës, madje pikërisht gjatë kësaj kohe ai trafik lulëzoi.
Gjithashtu, nga Partia Demokratike mbetet ende për t’u shpjeguar se si në 25 janar 2012, Artan Habilaj, u kap në Portin e Durrësit me 86 mijë euro, prejardhja e të cilave nuk ishte e shpjeguar, por u la i lirë të largohej së bashku me paratë e tij.